Flash News

Kosova

Dhunoi për vdekje bashkëjetuesen, dënohet me burg përjetë Dardan Krivaqa

Dhunoi për vdekje bashkëjetuesen, dënohet me burg

Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, për vrasjen e Marigona Osmanit. I dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, u dënua me 15 vjet burgim për vrasje të rëndë.

Për dënimin e Krivaqës është marrë parasysh mosha e viktimës, Marigonës, e cila sapo kishte mbushur 18 vjeç.

Marigona u dhunua për vdekje nga i dashuri i saji cili më pas e braktisi në dyert e spitalit. Ekspertiza tregoi se 18-vjeçarja kishte vdekur si pasojë e lëndimeve të shumta përfshirë këtu thyerje kockash, brinjësh dhe dëmtime të organeve të brendshme të trupit.

Të fundit