Flash News

Kosova

Dhunonte fëmijët në kopshtin privat, dënohet me 11 vite burg edukatorja në Kosovë

Dhunonte fëmijët në kopshtin privat, dënohet me 11 vite burg

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 11 vite burg dhe 6 mijë euro gjobë një edukatore e cila akuzohet se dhunonte fëmijët në një kopësht privat.

Ajo është shpallur fajtore për veprat penale  “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, dhe  “Lëndim të lehtë trupor”.

Në lidhje me akuzën e parë ajo u dënua me 11 burg, ndërsa për akuzën e dytë, dënimi u zëvëndësua me një gjobë prej 6 mijë eurosh. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 4 dhe 5 nëntor 2025, ku ajo ka dhunuar dy fëmijë duke iu shkaktuar dhunë fizike dhe psikologjike.

Sipas gjykatës ajo i detyronte të vegjlit të flinin me forcë, i dhunonte fizikisht dhe i kapte për flokësh, ku njërit prej tyre nga forca e madhe që kishte përdorur i ka dëmtuar lëkurën. 

Të fundit