Flash News

Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi/ Sot takimi i ekspertëve në Bruksel, Hoti: Kemi në tryezë, një ekip të kompletuar!

Dialogu Kosovë-Serbi/ Sot takimi i ekspertëve në Bruksel, Hoti:
Dialogu Kosovë-Serbi

Kosova dhe Serbia do të përballen këtë të enjte në Bruksel. Delegacioni kosovar i kryesuar nga Koordinatori Shtetëror, Skender Hyseni, do të takohet me atë serb, me në krye Marko Gjuriç, pas ftesës së të dërguarit Special të BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak.

Temë e diskutimit do të jetë zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve. Në një reagim referuar takimit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se ekipi kosovar është i kompletuar dhe i përgatitur për të folur për obligimet financiare.

“Nesër në Bruksel shkojmë me vlerësimet tona sa i përket obligimeve financiare. Pala serbe e ka sjell edhe atë temë, ndërkohë ekipi jonë është i përgatitur, një ekip shumë e kompletuar që merr pjesë atje”, ka thënë Hoti.

Të fundit