Flash News

Kosova

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojë më 17 dhjetor

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojë më

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh pritet të vazhdojë më 17 dhjetor, në Bruksel.

Lajmin për mediat e Kosovës e ka konfirmuar këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu. Sipas tij, këto takime pritet të mbahen në kuadër të procesit të dialogut.

“Po, më 17 dhjetor pritet të mbahen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut”, ka thënë Kadiu.

Ndërkaq, ky takim është paralajmëruar ditë më parë edhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Kujtojmë se udhëheqësit politikë të negociatave, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçic, nuk janë takuar që më 14 shtator të vitit 2023.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog në Bruksel që nga viti 2011. Procesi, i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, synon normalizimin e raporteve mes vendeve.


 

Të fundit