Flash News

Kosova

Digjet makina me targa serbe në veri të Kosovës

Digjet makina me targa serbe në veri të Kosovës

Një makinë me targa serbe është djegur ditën e sotme në Leposeviç, raportojnë mediat e Kosovës.  Nuk dihet ende nëse ngjarja ka qenë aksidentale, por dyshimet e policisë janë se ngjarja është e qëllimshme, ndërsa lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

 “Me datën 29.02.2024 rreth orës 04:00 kemi pranuar informatë se në Leposaviq ishte duke u djegur vetura Toyota e bardhë, me targa Serbe RA. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i patrullës, së bashku me zjarrfikësit të cilët kanë kryer shqimin e vendin e ngjarjes.

Gjatë shqimit të vendit të ngjarjes është kuptuar se dëme materiale kishin pësuar edhe dy vetura të tjera që kishin qenë afër kësaj veture. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me udhëzimet e tij iniciohet rasti si zjarrvënie, ndërsa nuk kemi të arrestuar dhe nuk kemi ndonjë motiv për momentin” ka deklaruar Elshani.

Të fundit