Flash News

Kosova

Dilemat për takimin në Bruksel, zëdhënësi i BE-së e konfirmon: Kurti dhe Vuçiç pranuan tekstin e marrëveshjes

Dilemat për takimin në Bruksel, zëdhënësi i BE-së

Peter Stano ka thënë se dy liderët e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar për të pranuar propozimin e Bashkimit Evropian dhe se nuk kishte pritje që atë ditë ai tekst të nënshkruhej.

Zëdhënësi i BE-së për politikën e jashtme i bëri këto komente pasi u pyet nëse dy shtetet e kishin pranuar marrëveshjen për normalizimin e raporteve në takimin e 27 shkurtit.

“Nuk kam çka të shtoj por vetëm të përsëris tekstin e deklaratën që e ka dhënë përfaqëusesi i lartë Josep Borrell, me të cilën janë pajtuar të dy liderët. Nuk do të hyjmë në komentime të secilës deklaratë, apo secilit interpretim në rajon rreth asaj se për çfarë janë pajtuar. Kjo është shumë e qartë nga teksti“, ka thënë Stano.

Duke iu referuar refuzimit që ai tekst të nënshkruhet nga palët Stano tha se “nuk ka qenë çështja e nënshkrimit, por diskutimet për propozimin për të cilin u pajtuan të dyja palët, se nuk ka më nevojë për diskutime shtesë rreth këtij propozimi evropian, i cili tani është shndërruar në marrëveshje për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënës i BE-së, Stano, ka thënë se diskutimet për planin e implementimit do të vazhdojnë.

“Po ashtu kemi thënë qartë se kuptojmë se punë e mëtejme do të vazhdojë kur është fjala për diskutimet për implementim dhe të sigurojmë se do të ketë hapa konkretë në rrugën drejt normalizimit të raporteve“, ka thënë Stano.

Edhe në BE kanë konfirmuar se planifikojnë që takimi i radhës në nivel të lartë, pra mes kryeministrit të Kosovës, Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Vuçiç, të zhvillohet në Ohër në Maqedoninë e Veriut me 18 mars.

Të fundit