Flash News

Kosova

Dorëheqja e Hashim Thaçit, përplasje për postin e Presidentit në Kosovë; AAK: Përkrahim vetëm Ramush Haradinajn! Të ndërpritet dialogu me Serbinë

Dorëheqja e Hashim Thaçit, përplasje për postin e

Kosova tashmë ndodhet përballë sfidës së zgjedhjes së një Presidenti të ri, me dorëheqjen e Thaçit pas konfirmimit të aktakuzës nga Haga.

Aktualisht Vjosa Osmani ka marrë përkohësisht detyrën e Presidentit. Megjithatë, partitë politike qeveritare duhet të zgjedhin një emër të ri shpejtë, pasi sipas Kushtetutës, Osmani nuk mund ta mbajë këtë detyrë më shumë se 6 muaj. Përplasja më e madhe është mes LDK- AAK.

Ministri i drejtësisë, Selim Selimi ka konfirmuar se për kandidat për president mbështesin vetëm Ramush Haradinajn.

“AAK me vullnetin e deputetëve që ka në Kuvend, është zotuar që do ta përkrahë vetëm kandidatin për president. Ramush Haradinaj”, tha Selimi. Ndërkaq, LDK ka zbuluar se kandidat mund të jetë edhe Isa Mustafa.

Po ashtu, Selimi ka kërkuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë që të ndërprehet menjëherë dialogu me Serbinë. Sipas Selimit, kjo është e vetmja rrugë pas aktakuzave që ka ngritur Specialja dhe arrestimeve të kryera.

“Qeveria është për vendosjen e drejtësisë, po se Gjykata duhet të sqarohet nëse është Gjykatë e Kosovës”, tha Selimi para ministrave, duke shtuar se “cdo lëvizje tjetër mund të jetë në favor të dikujt tjetër”.

Të fundit