Flash News

Kosova

Draft-statuti i Ramës, kreu i Kuvendit të Kosovës: Veprim i njëanshëm

Draft-statuti i Ramës, kreu i Kuvendit të Kosovës: Veprim i

Kreu i Kuvendit të Kosovës ka reaguar në lidhje me draft-statutin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për formimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në një deklarate për mediat pas manifestimit të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Konjufca e cilësoi draftin si të njëanshëm pasi sipas tij Rama duhet ta kishte konsultuar njëherë me kryeministrin e Kosovës.

I pyetur nëse kanë kërkuar nga Rama që ta kenë draftin e Asociacionit, Konjufca u përgjigj me jo pasi nuk kanë interes.

Jo nuk kemi interes, sepse mendoj që kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Kryeministri shqiptar tha se është sekret, por nënkryetari jonë tha se e ka parë. Shumë drafte kanë qarkulluar deri tash por asnjëri nuk ka pasur efekt në Kosovë.

Nuk besoj se nuk mund të paragjykoj për përmbajtjen. Në parim mendoj që është gabim pavarësisht përmbajtjes. Një defekt është në parim sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur me kryeministrin e Kosovës edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku. Ata takohen shpesh mendoj por ky ishte një veprim i anshëm”, tha ai.

Të fundit