Flash News

Kosova

Dy çështjet që do të ngrejë Vjosa Osmani në samitin e ‘Brdo-Brijunit’

Dy çështjet që do të ngrejë Vjosa Osmani në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në samitin e e 11-të të ‘Brdo-Brijunit’, krahas homologëve të shteteve Ballkanit Perëndimor.

Presidenca bën me dije se Osmani do të diskutojë për liberalzimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.

Autoritetet në Kosovë prej kohësh po bëjnë thirrje se duhen liberalizuar vizat, ndërsa theksojnë se kushtet janë përmbushur.

“Presidentja Osmani do t’i paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës lidhur me temat që do të trajtohen në këtë proces, përfshirë thirrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe avancimin e rrugës euroatlantike të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Samiti do të mbahet në Slloveni nën udhëheqjen e presidentit Borut Pahor dhe presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç.

 

Të fundit