Flash News

Kosova

Dyshohet se sulmoi KFOR dhe policinë, arrestohet “rusi” në Mitrovicë

Dyshohet se sulmoi KFOR dhe policinë, arrestohet  “rusi”

Policia e Kosovës ka arrestuar serbin me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arrestimi i serbit të identifikuar me inicialet  N.O u bë sot paradite në Mitrovicën e Veriut.

"Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it më datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.", njofton policia e Kosovës.

Të fundit