Flash News

Kosova

E konfirmon policia e Kosovës: Hapën dy pikë-kalimet Jarinjë dhe Bërnjak

E konfirmon policia e Kosovës: Hapën dy pikë-kalimet Jarinjë

Dy pikë-kalimet kufitare, në Jarinjë dhe tjetri në Bërnjak janë hapur sot për qarkullim pas më shumë se dy javë bllokim si pasojë e barrikadave.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Bazuar në informacionet e deritanishme, është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin vendosur, dhe pas kësaj është vlerësuar edhe hapja e dy pikë-kalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak, të cilat sot (30.12.2022) në orët e pasdites janë hapur për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit. Barrikadat janë hequr edhe nga rrugët edhe në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.

Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori.

Barrikadat në veri të Kosovës u ngritën nga disa grupe serbësh, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb të Policisë së Kosovës.

Dejan Pantiq u arrestua nën dyshimet për sulm ndaj zyrtarëve kosovarë, në fillim të dhjetorit.

 

 

Të fundit