Flash News

Kosova

"Krime lufte dhe krime kundër njerëzimit", Hashim Thaçi del sot para Gjykatës së Hagës

"Krime lufte dhe krime kundër njerëzimit", Hashim
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë nga posti i presidentit të Kosovës,  do të dalë sot para Gjykatës së Hagës në orën 15:00 të pasdites.

Nëpërmjet një njoftimi, Gjykata Speciale e Hagës ka bërë me dije përpara gjykatësve, Thaçi do të informohet për të drejtat e tij. Gjithashtu, në seancë do të jetë e pranishme edhe media.

 “Gjithashtu, seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Po ashtu, DHSK-ja ka edhe një qendër të posaçme për median në ndërtesën e vet në të cilën gazetarët mund të punojnë dhe të përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020, ndërsa u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon ish-kreun e UÇK-së, Hashim Thaçi, me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Gjithashtu, nesër do të mbahet edhe paraqitja e parë e ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Të fundit