Flash News

Kosova

Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Kosovën

Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Kosovën

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vizitojnë këtë javë Kosovën.

Bashkimi Europian ka konfirmuar për Klankosova.tv viztat e zyrtarëve të lartë.

Në përgjigjen e dhënë nga zyrtarja për shtyp e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Paloma Hall Cabalero, thuhet se këtë vizitë të Lajçak në Kosovë por edhe në Serbi, e kërkoi përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

”Në takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë të enjten e kaluar, të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë diskutimet. Në vazhdim të takimeve të javës së kaluar, Përfaqësuesi i Lartë Borrell i ka kërkuar Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak që të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi këtë javë (24-25 gusht 2022) në mënyrë që të avancohet drejt një zgjidhjeje të pëlqyeshme reciprokisht për të shmangur tensionet e reja në terren.

Në misionin e tij, atij do t’i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar”, thuhet në përgjigje.

Këto takime do të zhvillohen në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.

Vizita e të dy përfaqësuesve në Kosovë vjen pak ditë pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiç, që u mbajt në Bruksel, prej të cilit nuk pati m arrëveshje.

Kujtojmë se, data 1 shtator, është dita kur vendimet e qeverisë për reciprocitet për targa dhe dokumente për qytetarët serbë, pritet të hyjnë në fuqi.

Të fundit