Flash News

Kosova

Çështja e dinarit/ Guvernatori i BQK-së: Rregullorja e re nuk krijon probleme, por shpalos veprimet e kundërligjshme

Çështja e dinarit/ Guvernatori i BQK-së: Rregullorja e re nuk

Ahmet Ismaili, gjatë raportimit për çështjen e dinarit serb para Komisionit Parlamentar tha se Rregullorja e Bankën Qendrore të Kosovës, e cila përcakton që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa me para të gatshme duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb, nuk ka krijuar probleme, por ka shpalosur një fenomen të kundërligjshëm në Kosovë.

BQK-ja nisi zbatimin e rregullores për operacione me para të gatshme më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve nga faktori ndërkombëtar që Kosova të shtyjë zbatimin e saj.

“Rregullorja ka rritur integritetin e sistemit financiar, e ka bërë sistemin financiar më të sigurt dhe ka pamundësuar aktivitetet negative”, tha ai.

Ismaili u shpreh se rregullorja e BQK-së nuk e kufizon pranimin e fondeve nga jashtë, por nuk lejon operimin në mënyrë të kundërligjshme, duke theksuar se nuk lejohet importi i parave nga operatorët e palicencuar.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar rregulloren e BQK-së, duke argumentuar se vendimi për të është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë efektet negative ndaj popullatës serbe në Kosovë. Uashingtoni vazhdimisht ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e rregullores./REL

 

Të fundit