Flash News

Kosova

EULEX arreston ish-kreun e Kuvendit të Kosovës, flet avokati i tij

EULEX arreston ish-kreun e Kuvendit të Kosovës, flet avokati i tij

Ish- kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi është arrestuar në shtëpinë e tij nga EULEX-i. Prej orës 06:00 të mëngjesit, zyrtarët e EULEX-it kanë kryer bastisje në shtëpinë e Krasniqit, raportojnë mediet kosovare.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Valon Hasani, i cili tha se Jakup Krasniqi është dërguar për në Hagë dhe shumë shpejt pritet të mbahet seanca ndaj tij.

“Në bazë të urdhrit nga DHS-ja është bërë arrestimi i Jakup Krasniqit dhe është nisur për në Hagë, ku pritet që shumë shpejt të mbahet seanca pranë Dhomave të Specializuara”, tha Hasani.

I pyetur se për çfarë veprash është arrestuar Krasniqi, avokati Hasani tha se ende nuk dihet specifikisht, por që janë nën juridiksionin e veprave të Speciales.

“Dyshohet për vepra që nuk janë të specifikuara, por janë në kuadër të veprave që bien në kuadër të mandatit të Dhomave të Specializuara. Vetëm sot është bërë i ditur urdhërarresti dhe urdhri për bastisjen e shtëpisë së tij”, deklaroi avokati.

Të fundit