Flash News

Kosova

Exit Poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë: Vetëvendosja fiton mbi 53%, PDK e dyta 20%, LDK e treta 17%

Exit Poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë: Vetëvendosja

Kompania Albaniapost në bashkëpunim me qendrën “Gani Bobi” kanë bërë publik exit pollin e parë pas zgjedhjeve në Kosovë në kanalin 10.

Sipas këtij exit poll-i, Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar më shumë se gjysmën e votës shqiptare në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Rezultatet e EXIT POLL tregojnë se Vetëvendosje ka fituar 53% të votave. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 20% të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 17%. Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7% të votave.

Anketimi është bërë katër herë gjatë ditës . Anketa  e fundit është bërë në orën 18.

Të fundit