Flash News
Vrasja e Renis Dobrës, zgjaten me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Çfarë dihet për prezencën e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën?

Situata në Kosovë, për momentin, është e qetë, por mbetet e brishtë, vlerësoi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR.
Radio Evropa e Lirë kërkoi koment prej tij, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha një ditë më herët se “njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën” dhe publikoi, siç pretendoi, pamje të tyre.
“KFOR-i ka një prani fleksibël dhe të dukshme në mbarë Kosovën – gjë që i mundëson misionit tonë të monitorojë nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë dhe t’iu përgjigjet të gjitha situatave që ndikojnë në një mjedis të sigurt”, tha KFOR-i.
Ai nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse ka parë ndonjë lëvizje të pazakontë të Ushtrisë apo Policisë së Serbisë afër kufirit me Kosovën.
Ky mision është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare është Policia e Kosovës. Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.
Në bazë të një marrëveshjeje me KFOR-in, Policia e Kosovës mund të patrullojë në kufirin me Serbinë deri në një kilometër afër vijës ndarëse. Forcat e Armatosura të Serbisë, po ashtu, duhet ta informojnë KFOR-in nëse njësitë e tyre afrohen më afër se 1 kilometër nga kufiri me Kosovën.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha përmes një deklarate për media se pretendimet e Kurtit janë “vazhdimësi e fushatës dezinformuese drejtuar kundër Ushtrisë së Serbisë”.
Sipas kësaj ministrie, në video shihen pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë në zonën e sigurisë tokësore, “duke kryer detyra të rregullta për sigurimin e vijës administrative dhe kontrollin e zonës së sigurisë tokësore”.
Këto veprime u tha se janë në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera, të nënshkruara me KFOR-in.
Në reagimin e ministrisë serbe thuhet, po ashtu, se në sigurimin e “vijës administrative drejt Kosovës dhe Metohisë” – siç i referohet Serbia kufirit me Kosovën – “nuk ka vend për Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”.
Ekipi i forenzikës i Radios Evropa e Lirë analizoi pamjet që shpërndau Kurti në rrjetet sociale dhe lokalizoi vendin ku ndodheshin automjetet ushtarake serbe.
Automjetet në video duket se janë të kthyera në drejtim të fshatrave serbe, kurse ushtarët iu afrohen automjeteve të parkuara ushtarake.
Sipas njehsorit, që është pjesë e veglës Google Maps, në momentin e videos, dy automjete dhe disa ushtarë ndodhen rreth 350 metra nga kufiri me Kosovën, sipas vijës ajrore.
Në atë vend, ka edhe një rrugë të vogël ranore që e kalon kufirin. Në të dy anët e kufirit, aty pranë shihen shtëpi.
Menjëherë pas kësaj vije kufitare janë fshatrat Banjë dhe Kleçkë në Kosovë.
Duke folur të premten në një konferencë me gazetarët, kryeministri Kurti tha se “nuk është normale që ato automjete ushtarake të vijnë vetëm disa metra afër kufirit”.
“Ata kanë ardhur të provokojnë, por ne e kemi xhiruar këtë, e kemi dëshmuar, por nuk kemi ndërmarrë asgjë. Kemi qenë të kujdesshëm, i kemi vëzhguar se a do ta kalojnë kufirin, por nuk e kanë kaluar. Unë jam i kënaqur që sot nuk janë, deri në orën 16:00 nuk kanë qenë aty”, tha ai.
Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se SHBA-ja është duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën.
Në një bashkëbisedim online me gazetarët, që mbajti po ashtu të premten, O’Brien tha se SHBA-ja ia ka bërë të ditur Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.
Ai tha se një lëvizje eventuale prej forcave të Serbisë, do të konsiderohej nga SHBA-ja si rrezikim i forcave të NATO-s “që janë në Kosovë për t’i mbrojtur shqiptarët dhe serbët”.
Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës”.
SHBA-ja e ka cilësuar si zhvillim destabilizues edhe kur Serbia ka grumbulluar trupa ushtarake në kufi me Kosovën, pak disa pas sulmit të armatosur në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar.
Mentor Vrajolli, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se prania e njësive të Ushtrisë së Serbisë afër kufirit me Kosovën “është provokuese”.
Shqetësimet që ka ngritur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me këtë çështje, thotë ai, nuk duhen injoruar as nga institucionet e Kosovës dhe as nga faktorët ndërkombëtarë.
“Nuk duhet mohuar mundësia që këta individë, këta ushtarë [të Serbisë], të cilët vijnë deri te vija kufitare, janë duke mbledhur informata inteligjente për boshllëqet që ka kufiri i Kosovës”, thotë Vrajolli për Radion Evropa e Lirë.
Ai thekson se institucionet e Kosovës nuk duhet të bien pre e këtyre veprimeve provokuese, por duhet të jenë të përgatitura për të intervenuar, në rast se njësitë e tilla kalojnë kufirin.
Vrajolli thotë se Kosova dhe Serbia nuk e kanë demarkuar kufirin dhe ky fakt keqpërdoret nga forcat serbe.
“Ato mund ta përdorin këtë si pretekst, të thonë ‘kemi menduar se është e jona’ ose ‘mendojmë se është e jona’”, thotë Vrajolli.
Serbia, me Kushtetutën e saj, vazhdon ta konsiderojë Kosovën si pjesë të territorit të saj, edhe pse Kosova ka shpallur pavarësinë qysh në vitin 2008.
Dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Muajin e kaluar është bërë një vit prej se ato kanë arritur Marrëveshjen bazë për normalizimin e marrëdhënieve – e cila, mes tjerash, parasheh respektim reciprok të sovranitetit dhe tërësisë territoriale – por zbatimi i saj ka ngecur./REL
Të fundit
"Largohu", Gjiknuri dhe Manja përplasen për projektligjin e tokave bujqësore
14 July 2026, 11:24
Vrasja e Renis Dobrës, zgjaten me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
14 July 2026, 11:10
Plagosja e 22-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohet autori
14 July 2026, 10:55
Përfshihet në flakë zona me pisha në Vlorë, rrezikojnë disa banesa
14 July 2026, 10:28
Botërori kthehet në makth për Senegalin, ngrihen akuza për ngacmim s*ksual
14 July 2026, 10:20
Të flasësh disa gjuhë mund ta mbajë trurin deri në 13 vjet më të ri
14 July 2026, 09:35
Ngushtica e Hormuzit bëhet përsëri fushëbetejë kyçe, rritet çmimi i naftës
14 July 2026, 09:20
73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe
14 July 2026, 09:02
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
14 July 2026, 08:24
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47