Flash News

Kosova

Fitorja e Vetëvendosjes, Molliqaj: E solli në pushtet keqqeverisja e ‘të vjetërve’, Albin Kurti e sheh veten si shpëtimtar

Fitorja e Vetëvendosjes, Molliqaj: E solli në pushtet keqqeverisja e

Kryetari PSD Dardan Molliqaj, i cili në Shqipëri njihet edhe si bashkëshorti i ish ministres së Arsimit, Besa Shahini ka komentuar fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

I ftuar në Open, Molliqaj thotë se korrupsioni dhe keqqeverisja e të vjetërve solli fitoren e thellë të Albin Kurtit.

Me numra është vendosur rekord. Rezultatin tani e dimë të gjithë, por duhet të shkojmë te analiza se pse fitoi Kurti. Kasta e vjetër nuk mendoj që është faktori kryesor, është i dyti i treti. Sepse të njejtë ishin dhe para 2-3 vitesh. Në gjithë këto vite integrimet europiane u zmbrapsën, u kalopsua shteti dhe ekonomia. Në këtë kohë aty ishte dikush që e bëri këtë lidhje të shkurtër. Dështimi nuk erdhi për faktor të korrupsionit.

Nuk kishte më programe dhe projekte, vetëm thoshin na jepni votën se duam të mbajmë pushtetin. Partitë e modelit të VV, populiste nuk fitojnë me pak vota, është rregull i këtyre partive, gjithmonë fitojnë me shumë vota. Problemi i Kurtit është demokracia. Ai e shikon politikën si fundin e historisë dhe veten si misionar, shpëtimtar”, tha Molliqaj.


 

Të fundit