Flash News

Kosova

Gjendet arsenal armësh në veri të Kosovës, dyshohet se kishte mbetur nga sulmi i Banjskës

Gjendet arsenal armësh në veri të Kosovës, dyshohet se

Policia e Kosovës ka sekuestruar një arsenl armesh në rrethinë të  Zveçanit, që dyshohet se ka mbetur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha dhanë detajet e operacionit. 

Hoxha tha se nga bashkëpunimi me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe informacionet e pranuara, policia kreu një bastisje në rrethinën e Zveçanit.


Operacioni u zhvillua pranë Urës së Hekurt dhe rezultoi me zbulimin e armatimit të rëndë dhe pajisjeve ushtarake të fshehura, të cilat dyshohet se kishin për qëllim të sulmonin institucionet e sigurisë të Kosovës dhe të trazonin qetësinë në rajon,” deklaroi Hoxha.

Ndërkohë, ministri Sveçla shprehu vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për të ballafaquar çdo përpjekje për cënimin e rendit kushtetues.

“Askush nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësia e veprimeve që cënojnë sigurinë e Kosovës. Drejtësia do t’i ndjekë dhe të gjithë fajtorët do të marrin dënimin e merituar,” pohoi Sveçla.

Sasia e konfiskuar nga policia është e madhe dhe përfshin: 1 mijë e 588 municione, 10 armë të gjata, 6AK 47, mitrolozë, 62 shok-bomba, eksplozivë të ndryshëm, dylbi, radiolidhje, pajisje shurdhuese, karikatorë, maska, jeleka antiplumb, unifrome të ushtrisë serbe dhe uniforma të Policisë së Kosovës, si dhe pajisje për dronë.

Të fundit