Flash News

Kosova

Gjykata e Hagës dënon me 4 vite burg ish-drejtuesit e UÇK-së

Gjykata e Hagës dënon me 4 vite burg ish-drejtuesit e

Gjykata e Hagës ka dënuar me burg dy ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Gjykata caktoi 4 vite burg për Gucatin, duke e shpallur fajtor për pengimin e kryerjen e detyrave të funksionarëve zyrtarë të Kosovës, frikësim të dëshmitarëve gjatë procesit gjyqësor, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe zbulimit të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur.

Ndërsa Haradinaj me 4 vite e gjysmë burg duke e shpallur fajtor për pengimin e kryerjen e detyrave të funksionarëve zyrtarë  të Kosovës nëpërmjet kërcënimit, frikësim të dëshmitarëve gjatë procesit gjyqësor, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe zbulimit të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale.   

 

Të fundit