Flash News

Kosova

Gjykata Speciale konfirmon operacionet në Prishtinë; Policia e Kosovës dhe EULEX, bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Gjykata Speciale konfirmon operacionet në Prishtinë; Policia e
Foto Ilustruese/ Zyra e Prokurorit të Specializuar

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë.

Tribunali Special ka njoftuar se aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Megjithatë, ende nuk janë dhënë më tepër detaje.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.

Forcat e shumta policore nga njësia e EULEX-it kanë asistuar në operacionin e Speciales. Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, ato kanë shkuar për të bastisur shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, në Prishtinë.

“Policia e Kosovës, sipas nevojës, vlerësimeve dhe kërkesës së EULEX-it, iu asiston në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjes së trafikut”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

Të fundit