Flash News

Kosova

Grenell i përmend Kurtit të gjitha rastet kur ka kundërshtuar presidentët e ShBA: Do të jetë dhe kundër Biden

Grenell i përmend Kurtit të gjitha rastet kur ka kundërshtuar

Ish i dërguari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar sërish kundër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell i ka përmendur Kurtit të gjitha rastet kur ai ka qenë kundra presidentëve të ShBA-së dhe sipas tij, kreu i LVV-së do të jetë sërish antiamerikan dhe kundër presidentit aktual Joe Biden.

“Albin Kurti ka qenë kundër Bill Clintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamës dhe Joe Biden për demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë sërish kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë kundër Amerikës”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Këto reagime të ish-Emisarit Special të Donald Trump-it për dialogun Kosovë-Serbi vijnë pas deklaratës së Kurtit se do të shqyrtojë një ndër vendimet e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

Grenell i përmend Kurtit të gjitha rastet kur ka kundërshtuar

Të fundit