Flash News

Kosova

Greqia dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin tregtar, Vuçiç: Lajm jo i mirë!

Greqia dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin tregtar,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaron se Greqia e siguron Beogradin se nuk do ta njohë Kosovën, por sipas tij, zhvillimi i raporteve mes Prishtinës dhe Athinës “nuk është lajm i mirë” për Serbinë.

Kështu u përgjigj ai kur u pyet lidhur me mundësinë e njohjes së Kosovës nga ana e Greqisë.

“Nuk do të doja të flisja para se të dimë diçka. Meqenëse ka pasur disa ndryshime në marrëdhënie, pres që të shoh nëse bëhet fjalë thjesht për një zyrë tregtare apo diçka më shumë midis Greqisë dhe Kosovës, siç thonë ata, domethënë mes Prishtinës dhe Athinë. Do ta shohim”, i tha presidenti Vuçiç televizionit Pink.

Greqia dhe Kosova së fundmi kanë thelluar bashkëpunimin kryesisht në sektorin e ekonomisë. Më fund të muajit prill Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) dhe ajo e Greqisë, kanë mbajtur forumin e tretë ekonomik Kosovë-Greqi, me fokus në sektorin e energjisë.

 

 

Të fundit