Flash News

Kosova

Hagë, vazhdon paraburgimi për Thaçin dhe Veselin

Hagë, vazhdon paraburgimi për Thaçin dhe Veselin

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë urdhëruar vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçim dhe Kaderi Veselin.

Në vendimin e “Speciales” thuhet se trupit gjykues thekson se gjyqtari i procedurës paraprake, ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se Thaçi dhe Veseli janë penalisht përgjegjës për një sërë krimesh kundër njerëzimit, raportojnë mediat e Kosovës.

Në arsyetim të vendimit thuhet se ZPS-ja, pohon se njohuritë dhe të kuptuarit e Thaçit dhe Veselit për akuzat dhe provat kundër tyre janë rritur.

Ndërkaq, lidhur me rrezikun e pengimit të ecurisë së procedurave të DHSK-së, duke iu referuar gjetjeve të mëparshme të këtij paneli, në vendim thuhet se ZPS-ja thekson se Thaçi dhe Veseli vazhdojnë të paraqesin rrezik të pengimit të procedurave.

Kjo për arsye se sipas ZPS-së ky panel më herët ka përcaktuar, se ekziston se ekziston përpjekja për ndërhyrje në deklarat e dëshmitarëve në Kosovë lidhur me këtë rast.

Rrjedhimisht, paneli ka konkluduar se rreziku që Thaçi dhe Veseli do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së DHSK-së vazhdon të ekzistojë.

Në vazhdim thuhet se ZPS rikujtoj gjetjet e panelin në vendimin paraprak, për paraburgim se të akuzuarit vazhdojnë të paraqesin rrezik për të kryer krime të mëtejshme.

Të fundit