Flash News

Kosova

Hapet dega e parë e Postës së Kosovës në veri të Mitrovicës

Hapet dega e parë e Postës së Kosovës në veri të

Posta e Kosovës sot ka hapur degën e saj të parë në veri të Mitrovicës.  

Hapja e zyrave të Postës së Kosoëvs pasoi mbylljen degëve të Postës së Serbisë, që vepronin pa licencë në veri, në një operacion të policisë në fillim të këtij muaji, i cili nxiti reagimin e Beogradit por edhe diplomacisë perëndimore.

Autoritetet në Serbi dhe përfaqësuesit politik të serbëve në Kosovë e vlerësuan mbylljen e atyre degëve si “provokim për konflikt” nga ana e qeverisë në Prishtinë.

Diplomacia perëndimore ndërkaq u shpreh e zhgënjyer me ato që u cilësuan “veprime të njëanshme dhe të pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës”, përfshirë edhe synimin e saj për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

 

Të fundit