Flash News

Kosova

Haradinaj: Deklarata e Vuçiç për mosnjohjen e Kosovës nënkupton përjashtim nga dialogu deri më 2022

Haradinaj: Deklarata e Vuçiç për mosnjohjen e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç, u cili tha se Serbia nuk do ta njohë Kosovën derisa ai të jetë në krye të detyrës.

Haradinaj tha se me këtë Serbia e përjashton veten nga dialogu deri në vitin 2022.

“Deklarata se Serbia nuk do ta njeh Kosovën deri në prill 2022 ngre dy hipoteza të përbashkëta ekskluzive:

 a)Serbia përjashton vetveten nga procesi i dialogut i lehtësuar nga BE-ja deri më 2022.

b) Ndërmjetësuesi beson se ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërisht njohje reciproke”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.

Të fundit