Flash News

Kosova

Hashim Thaçi në Hagë, caktohet seanca e dytë e gjyqit

Hashim Thaçi në Hagë, caktohet seanca e dytë e gjyqit

Seanca e dytë dëgjimore për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi është caktuar të mbahet në datën 18 nëntor në orën 11:00.  Njoftimi u bë nga Dhomat e Specializuara më 11 nëntor.

Sipas njoftimit, seanca do të jetë publike. Ajo do të transmentohet drejtperdrejtë në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Më 9 nëntor  u mbajt seanca e parë gjyqësore për Hashim Thaçin, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Thaçi i mohoi të gjitha akuzat që u shfaqën nga Gjykata Speciale e Hagës. Ai akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rreth 100 vrasje, zhdukje me forcë, përndjekje dhe tortura.

Të fundit