Flash News

Kosova

Helmimi masiv nga uji, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Deçan

Helmimi masiv nga uji, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në

Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Deçan. Në këtë qytet ka ndodhur helmim masiv nga uji. Rreth 900 qytetarë kanë përfunduar në spital, ndërsa po hetohet edhe humbja e jetës së dy personave.

Në dokumentin e firmosur nga Ramosaj, urdhërohen të gjitha institucionet e kësaj komune që të jenë në gatishmëri të kësaj situate emergjence.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi helmimin masiv të ujit në Deçan. Një ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëri me dije se nga disa mostra të analizuara ka gjetur baktere, por ka dhe zëra që kjo ngjarje mund të jetë e qëllimshme.

Helmimi masiv nga uji, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në

Të fundit