Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Hetimet e UÇK-së/ Behgjet Pacolli ripublikon letrën që i dërgoi Berishës në 2011: Raporti i Dick Marty synon të njollosë kombin tonë

Ditëve të fundit gjithë vëmendja është rikthyer tek raporti i Dick Marty për krimet e luftës në Kosovë që ka çuar përpara Gjykatës Speciale në Hagë drejtues dhe luftëtarë të lartë të UÇK-së.
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, si dhe Kadri Veseli kanë dalë përpara Gjyjatës Speciale pasi akuzohen për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me këtë çështje duke bërë publike një letër drejtuar më 9 janar 2011 Sali Berishës, aso kohe kryeministër.
Në këtë letër shkruhet se kërkonte thirrjen nga ana e Berishës të një tryeze mbarëkombëtare të krerëve të partive parlamentare shqiptare, ku të diskutohet për një dokument politik, një letër drejtuar të gjitha kancelarive perëndimore në emër të kombit shqiptar. Gjithashtu të hidhej poshtë projektit i Dick Martit, të Serbisë, e pse jo dhe të ndonjë sponsori të saj për të fajësuar kolektivisht shqiptarët si komb.
Ndër të tjera ai shkruan se duhet shprehur gatishmëria për hetime ndërkombëtare, por jo sipas urdhrave të Dik Martit, por vetëm nga institucionet ekzistuese të mandatuara për hetim si EULEX-i, në bashkëpunim me prokurorinë e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Kujtojmë se qeveria shqiptare votoi pro miratimit të këtij raporti aso kohe.
Letra e plotë:
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë,
Shkëlqesisë së tij, zotit Sali Berisha
I dashur kryeministër i vendit amë,
Duke vlerësuar përparimet e Shqipërisë nën drejtimin Tuaj, në emër të Koalicionit Kosova e Re, një koalicion partish ku bëjnë pjesë një numër i madh personalitetesh të shoqërisë sonë, nga shoqëria civile, lufta çlirimtare, bota akademike, biznesi, etj, do të kërkoja ndihmën Tuaj për një shqetësim të përbashkët kombëtar. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin raport të parlamentarit zviceran Dik Marty, i cili synon të njollosë kombin tonë me akuza të neveritshme për ndërgjegjen njerëzore siç është trafiku i organeve.
Ky angazhim imi në drejtim të mbrojtjes së imazhit tonë kombëtar ka një vijimësi të hershme, madje dhe në lidhje me akuzat që Dik Marti i rimori prej koleges së tij Karla Del Ponte. Por sot jemi në një situatë të re. Me raportin e tij Dik Marti arriti “sukses me tituj mediesh” siç thoshte ish sekretari britanik i shtetit për Evropën, Denis MC Shane. Ndërkohë sot ai po synon të shndërrojë në dokument politik, në rezolutë të KE-së, një tekst plot akuza për kombin shqiptar dhe Perëndimin. Ky zotëri, me mbështetjen e Serbisë, për të cilën nuk e ka fshehur kurrë simpatinë, synon që Këshilli i Europës në një situatë paprecedent t’i japë urdhra Bashkimit Europian për të provuar fajësinë tonë!
Siç e keni thënë dhe Ju, ky tekst është riciklim i akuzave të Beogradit, që janë më të hershme, Ato përfshijnë mes tyre dhe akuza që fajësonin deri dhe ish kryeadministratorin e parë ndërkombëtar të Kosovës, ish ministrin e jashtëm të Francës, dr. Bernard Kushner si pjesëmarrës në operacione për heqjen e organeve, robërve serbë apo dhe NATO-n që ofronte baza në Gjermani për këto operacione! (gazeta serbe Kurir në 2006). Pastaj u akuzua ish kryeministri Rexhepi, për shkak të kaluarës së tij si mjek, etj, etj shpifje që mesa duket nuk paskan mbaruar. Kjo situatë është krijuar dhe falë një apatie të shtetit tonë të ri të dëshiruar për marrëdhënie paqësore me fqinjët.
Gënjeshtra është si vaji, ajo pluskon mbi të vërtetën, ka thënë një poet polak. Prej një kohe bukur të gjatë ne nuk i kemi kërkuar llogari fqinjit tonë verior, Serbisë, për dhjetra mijë qytetarët tanë të vrarë, trupat e të cilëve janë futur dhe në furra fabrikash; për qindra të zhdukurit; për qindra mijë shtëpitë e dëmtuara; qindra objektet e kultit të shkatërruara, për ekonominë e rrënuar, prej trupave të rregullta dhe paramilitare të këtij vendi. Askush nga ne, nuk ka vënë kusht kërkesën e faljes prej Serbisë para çdo procesi negociatash. Përkundrazi, ne po lejojmë që Serbia të shpikë gënjeshtra që po pluskojnë mbi të vërtetën tonë tragjike të gjenocidit serb mbi shqiptarët!
Në këto kushte, ne duhet të reagojmë për t’ia hequr njëherë e mirë nga supet kombit tonë këto akuza të ricikluara. Ne e vlerësojmë shumë faktin se Ju vendosët personalisht të shkoni në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në 24 janar për t’i hedhur poshtë këto akuza.
Në përpjekjet e mia në favor të kauzës sonë kombëtare që shkojnë nga lobimi për pavarësi, tek ai për njohjet e shtetësisë së Kosovës prej 26 vendeve, unë e konsideroj angazhimin për rrëzimin e projektrezolutës së Martit, dhe për pasojë dhe të raportit të tij, si angazhim jetik. Nga bisedat e mia me kolegë, edhe në Shqipëri, ku dua të përmend zotin Shpëtim Idrizi, kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, nga konsultimet me ekspertë, me diplomatë të shquar, ne kemi arritur në përfundimin se akuzat formalisht të Dik Martit mund të hidhen poshtë me një akt të vetëm: rrëzimin e projektrezolutës së tij në 24 janar. Kuptimi simbolik i këtij rrëzimi do të ishte se bota, se Europa e qytetëruar nuk i besoi këtyre akuzave. Për këtë qëllim ne mendojmë se duhet punuar në këto drejtime:
1. Thirrjen nga ana Juaj të një tryeze mbarëkombëtare të krerëve të partive parlamentare shqiptare, ku duhet të diskutohet për një dokument politik, një letër drejtuar të gjitha kancelarive perëndimore në emër të kombit shqiptar. Në këtë letër ne duhet të kërkojmë hedhjen poshtë të projektit të Martit, të Serbisë, e pse jo dhe të ndonjë sponsori të saj për të fajësuar kolektivisht shqiptarët si komb.
2. Ne duhet të koordinohemi me Perëndimin për hapat e nevojshëm në hedhje poshtë të projektrezolutës dhe për pasojë të raportit famëkeq të Dik Martit.
3. Ne duhet të shprehim gatishmërinë për hetime ndërkombëtare, por jo sipas urdhrave të Dik Martit, që kërkon t’ia atribuojë këto urdhra Këshillit të Europës. Ne i pranojmë hetimet vetëm nga institucionet ekzistuese të mandatuara për hetim si EULEX-i, në bashkëpunim me prokurorinë e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ne mund të pranojmë dhe një grup ekspertësh me renome ndërkombëtare që të zhvillojnë këtë hetim, brenda kuadrit ligjor ndërkombëtar.
Unë e di se një pjesë të këtyre hapave Ju, shteti amë, keni nisur t’i bëni prej kohësh. Por në optikën time, që i sheh tre momentet brenda një qasjeje integrale, takimi mbarëkombëtar është thelbësor. Ai do të tregojë forcë, unitet, duke mos rënë pre e qëllimeve të ulëta të ideatorëve të raportit për të përçarë faktorët politikë të hapësirës sonë kombëtare. Ju zotëri Sali Berisha keni autoritetin personal t’i thirrni liderët e kësaj hapësire në një tubim mbarëkombëtar.
Nga ky tubim, unik në historinë e pluralizmit në viset tona, nga ky demonstrim i unitetit dhe forcës së faktorit shqiptar përballë akuzave monstruoze të Serbisë, Perëndimi do ta kuptojë forcën tonë si faktor i përbashkuar, forcën e aleatit më të mirë të perëndimorëve në Ballkan. Bashkimi i forcës sonë me ofrimin e së vërtetës mbi akuzat e Martit, do të prodhojë forcën e të vërtetës!
Unë jam i bindur se Ju zoti Berisha do ta pranoni këtë ide, të njoftuar publikisht nga një artikull që botova sot. Jam i gatshëm të udhëtoj në Tiranë për t’Jua paraqitur më detajisht iniciativën. Besoj shumë se Ju do ta jetësoni takimin para udhëtimit Tuaj në Strasburg. Unë do doja shumë ndërkohë që kolegët e mi të Kosovës, të Shqipërisë, të Maqedonisë, e cila ka gjithashtu delegacion parlamentar në Këshillin e Europës, të kapërcejnë dasitë e tyre politike të brendshme dhe t’i përgjigjen kësaj thirrje Tuajës. Nga simbolika e këtij takimi, me vlerë kombëtare, kur të shohim sa shumë jemi, dhe sa mirë do ndihemi bashkë, do të dalin mesazhe me vlerë për të gjithë!
Me bindjen e thellë në mirëkuptimin Tuaj,
Me respekt,
Juaji Behgjet Pacolli
Prishtinë, 9 janar 2011
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38