Flash News

Kosova

Historike! PE i kërkon Serbisë të mos i diskriminojë shqiptarët e Luginës së Preshevës

Historike! PE i kërkon Serbisë të mos i diskriminojë

Sot, Parlamenti Evropian ka bërë një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
Përmes një letre zyrtare, të nënshkruar Viola Von Carmon, Rainer Wieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten, ata i kanë kërkuar qeverisë së Serbisë të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të minoritetit shqiptar.

Lajmin e ka bërë të ditur Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Në këtë letër sipas Kamberit janë renditur pesë çështje kryesore që duhet të adresohen nga Qeveria e Serbisë për të siguruar barazi dhe mosdiskriminim për shqiptarët.

“Një falenderim i madh për Qeverinë e Kosovës, në veçanti Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv. Kryeministrin Besnik Bislimin, për mbështetjen e tyre të çmuar dhe vizionin e tyre në proceset lobuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

 

 

 

Të fundit