Flash News

Kosova

Hollanda kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, çfarë nuk e bind

Hollanda kundër liberalizimit të vizave për Kosovën,

Hollanda nuk është dakord për liberalizimine  vizave për Kosovën. Zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, Bo de Koning ka renditur arsyet e këtij qëndrimi. Lufta e bërë deri më tani kundër krimit dhe korrupsionit nuk e bind Hollandën.

“Kur Komisioni Evropian së fundi raportoi për këtë çështje, shteti i Holandës arriti në përfundim se konkluzionet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelin e lartë nuk ishin mjaft bindëse”, ka thënë Koning.

Ndërsa ka shprehur mbështetjen e Hollandës për të luftuar këtë fenomen, Koning e cilësoi inkurajues planin e qeverisë Kurti kundër krimit dhe korrupsionit.

Të fundit