Flash News

Kosova

Hoti emëron ministrin e ri të Jashtëm të Kosovës

Hoti emëron ministrin e ri të Jashtëm të Kosovës
Besnik Tahiri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka emëruar Besnik Tahiri si ministër të Jashtëm.

Tahiri do të zëvendësojë Meliza Haradinaj-Stubllën, e cila dha dorëheqjen pas disa audioincizime ku ngriheshin akuza për manipulime votash.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zv. Kryeministrin e parë, z. Besnik Tahiri. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

 

Të fundit