Flash News

Kosova

Hungaria mban anën e Serbisë, del kundër anëtarësimit të Kosovës në institucionet europiane

Hungaria mban anën e Serbisë, del kundër anëtarësimit

Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto ka thënë se do të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat evropiane. Gjithashtu u shpreh se beson që anëtarësimi i Kosovës në mekanizma evropianë para arritjes së një marrëveshje kompromisi me Serbinë do ta rrezikonte procesin e dialogut.

“Qëndrimi ynë është se do të rrezikonte arritjen e një kompromisi nëse formacione të caktuara evropiane do ta pranonin Kosovën para arritjes së marrëveshjes.

Dhe për këtë arsye, Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane”, ka thënë ai në një konferencë për media pas takimit me Ivica Dacic, shkruajnë mediat kosovare.

Siç ka dekalruar Szijjarto “Hungaria është me të vërtetë e interesuar që të arrihet një zgjidhje e bazuar në një dialog real”.

 

Të fundit