Flash News

Kosova

I akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, del sot para tribunalit të Hagës Rexhep Selimi

I akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, del sot
Foto Ilustruese: Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi

Pas Krasniqit, Thaçit dhe Veselit, del sot para tribunalit të Hagës edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Selimi do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake sot në orën 11.00. Në seancën e parë ish-drejtuesi i UÇK-së pritet të njihet me aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin për krime sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Kujtojmë se, në daljet e tyre para Dhomave të Specializuara, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kreu i PDK, Kadri Veseli, kanë mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tyre duke e quajtur padrejtësi arrestimin.

Të fundit