Flash News

Kosova

I foli për ‘lulin’ dhe ‘arat’, Haradinaj i përgjigjet Ramës: Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im, Edi Rama

I foli për ‘lulin’ dhe ‘arat’, Haradinaj i

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës dhe kritikave të kryeministrit Edi Rama drejtuar një prej ish-liderëve të Kosovës.

Në një intervistë për RTK, Haradinaj tha se asokohe, në takimin e mbajtur në zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel, Rama ka qenë ‘i rreshtuar gabim’ për hapjen e kufijve të Kosovës dhe se ish-kryeministri është përpjekur ‘të mbrojë arat nga vëllai i tij’.

 “Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që i thotë sot janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na dërgonte në luftëra të reja. Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka mbështetur nismën “Ballkani i Hapur” vetëm në kushtet kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe liderëve të tjerë të rajonit që presionin t’ia drejtojnë Serbisë dhe jo Kosovës.

 

Të fundit