Flash News

Kosova

Sulmi ndaj gazetarëve në Kosovë, arrestohet një tjetër serb

Sulmi ndaj gazetarëve në Kosovë, arrestohet një tjetër

Policia e Kosovës ka arrestuar një tjetër protestues serb të dyshuar të lidhur me sulmin ndaj gazetarëve në veri të Kosovës.

Siç njoftojnë autoritetet e Kosovës, i arrestuari është shtetasi me iniciale U.V., pjesë e komunitetit serb me vendbanim në Leposaviç.

Sipas provave të grumbulluara i arrestuari ka qenë pjesë e sulmit ndaj gazetarëve dhe kameramanëvë më 16 qershor.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës, do të vazhdojë për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin”, thuhet në njoftim.

Të fundit