Flash News

Kosova

Incidentet në Zveçan, Policia e Kosovës shton masat e sigurisë

Incidentet në Zveçan, Policia e Kosovës shton masat e

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në rang vendi, pas incidenteve të fundit në veri të vendit, ku u sulmuan me granata dore stacioni policor dhe objekti i komunës në Zveçan. 

Në njoftimin e policisë thuhet se me shtimin e masave dhe parandalimit të incidenteve, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në vend, përfshirë veriun e vendit ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa sulme/incidente serioze kriminale.

“Me planifikimet e parapara do të ketë shtim të aktiviteteve policore për të ofruar më shumë siguri në tërë vendin, për të gjithë qytetarët pa dallim. Planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në teren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se “policia me anë të veprimeve operative dhe atyre inteligjente do të ketë synim që të ruajë rendin e qetësinë publike, të parandalojë aktet kriminale e të hetojë e vejë para drejtësisë të gjitha ata që do të guxojnë të atakojnë sigurinë, ligjin dhe rendin kushtetues”.

Policia thotë se qëllimi i operacioneve policore do të jetë siguria e qytetarëve, siguria e pronës së tyre e pronës publike dhe asaj institucionale.

Gjatë dy ditëve të fundit në veri të vendit, në Zveçan, janë sulmuar me granata dore objektet e stacionit policor dhe ai i Komunës.

 

Të fundit