Flash News

Kosova

Inicidente në veri të Kosovës, SHBA-ja reagon e shqetësuar

Inicidente në veri të Kosovës, SHBA-ja reagon e shqetësuar

SHBA-ja ka shprehur shqetësimin me situatën në veri të Kosovës. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenie ka kërkuar të tregohet vetëpërmbajtje.

Më tej ka shtuar se nuk janë krijuar kushtet që zgjedhjet të mbahen atje në fund të muajit.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë ata që janë të përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje”, është shprehur Hovenieri.

Ky i fundit theksoi se dhuna nuk është asnjëherë mjet për të protestuar, duke dënuar incidentet e djeshme në veri.

Disa grupe të qytetarëve serbë në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut penguan të martën hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente, por pa pasoja në njerëz.

Të fundit