Flash News

Kosova

Për të dytën ditë me radhë Kosova nuk regjistron asnjë viktimë nga COVID-19

Për të dytën ditë me radhë Kosova nuk regjistron

Me ngrohjen e motit, edhe në Kosovë situata pandemike po shkon drejt kontrollit. Për të dytën ditë me radhë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk ka raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Po ashtu edhe numri i rasteve të reja pozitive me koronavirus po vazhdon të bjerë. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar 31 persona me COVID-19. 

Nëntë raste pozitive janë regjistruar në Prishtinë, pesë në Gjilan, nga tri në Mitrovicë e Podujevë, nga dy në Ferizaj, Prizren e Vushtrri dhe nga një në Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Kaçanik e Obiliq.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 107.244 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2239 kanë përfunduar me fatalitet.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 95 pacientë, duke e çuar shifrën totale të shëruarve në 101.374. Janë 3631 raste aktive.

Të fundit