Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Inxhinieret e sigurisë kibernetike nga Kosova në Silicon Valley

Gratë po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në kompanitë teknologjike në Shtetet e Bashkuara. Në një industri ku ato përbëjnë vetëm 20 për qind të fuqisë punëtore, shumë prej tyre janë gra imigrante të punësuara në pozicione që kërkojnë aftësi të larta në inxhinieri, matematikë dhe shkencë. Zëri i Amerikës bisedoi me dy inxhiniere të sigurisë kibernetike me origjinë nga Kosova të cilat punojnë në Silicon Valley për të mësuar më shumë mbi rrugëtimin e tyre në këtë industri.
Pasi përfundoi studimet e larta në Universitetin Luthern në Teksas me rezultate të shkëlqyera, Florentina Ferati e pati të lehtë të punësohej nga disa prej kompanive më të fuqishme të teknologjisë në Shtetet e Bashkuara.
“E kisha qëllim që të aplikoja në kompani të ndryshme në Silicon Valley si Apple, Google, Facebook. Kisha fat që u pranova nga Apple dhe Facebook si inxhiniere e kibernetikës dhe vendosa t’i bashkangjitesha fillimisht Facebook-ut", thotë Florentina për Zërin e Amerikës.
Pas një karriere katër vjeçare në ruajtjen e të dhënave të privatësisë për gati dy miliardë përdoruesit e Facebook-ut, Florentina punon tani si menaxhere për sigurinë kibernetike në kompaninë AirB&B. Ajo thotë se i ka parë nga afër ndryshimet në këtë industri të dominuar nga burrat.
“Unë e paraqisja ndonjë ide timen dhe askush nuk e merrte për bazë. I njëjti koleg vetëm se ishte mashkull thoshte të njëjtën ide dhe ja merrnin parasysh atij. Ata aleatë që i kisha në mbledhje, thoshin ‘më fal pak po Tina (Florentina) sapo e përmendi këtë ide, ti vetëm sa e përsërite, kështu që do ta marrim për bazë idenë e Tinës”.
Teuta Hyseni punon si inxhiniere e sigurisë kibernetike për kompaninë Mikrosoft. Ajo thotë se gratë emigrante kanë prirjen të zgjedhin degët e vështira të shkencës për të qënë më konkurrente në tregun e punës.
“Ndoshta nuk është ideja që gratë nga Amerika nuk janë të interesuara mirëpo zakonisht emigrantët zgjedhin ato gjëra që janë më sfiduese... më sfiduese sepse si emigrante ti duhet të jesh një shkallë më përpara vendbanuesve amerikanë që të jesh konkurrues në tregun e punës”, thotë Teuta Hyseni për Zërin e Amerikës.
Ajo thotë se si imigrante sjell një prespektivë tjetër në vendin e punës.
"Meqënëse vij nga një vend i vogël (Kosova), besoj se kam prespektivë të ndryshme në përgjithësi në jetë gjithashtu edhe në qasjes në punë. Këto janë disa aspekte që më dallojnë nga të tjerët. Është gjithashtu me rëndësi të përmend edhe zelli i madh për punën dhe veçanërisht të qenurit financiarisht e pavarur gjë që është shumë me rëndësi për mua dhe që besoj duhet të jetë e rëndësishme edhe për shumë femra të tjera", thotë Teuta për Zërin e Amerikës.
Diversiteti dhe këndvështrimet e ndryshme po vlerësohen gjithnjë e më shumë në teknologji thotë Florentina ..."sepse teknologjia në ditën e sotme prek çdo sferë të jetës sonë dhe nëse diçka krijohet vetëm nga njëra gjini do t’i mungonin shumë këndvështrime të ndryshme. … mundësitë që po u ofrohen grave janë duke e ngritur dhe duke e plotësuar me diversitet këtë fushë".
“Mundet ta vëresh edhe në përdorim që kërkesat e gjinisë femërore apo edhe e shtresave të tjera të shoqërisë nuk janë të përfillura ngaqë shumica dërrmuese e atyre që e ndërtojnë një aplikacion kanë qenë meshkuj, dhe me dashje apo pa dashje nuk kanë patur kapacitet të kuptojnë kërkesat e këtyre personave dhe pjestarëve të tjerë të shoqërisë”, thotë Teuta.
Një arsye tjetër që i bën gratë më të kërkuara në teknologji është se ato kanë aftësinë t’u kushtojnë më shumë rëndësi detajeve.
“Kjo cilësi është shumë me rëndësi në fushën ku punoj, për shkak se një evidencë e vogël mund ta ndryshojë gjithë rastin hulumtues. //Është me rëndësi për ata persona që punojnë në këtë fushë të jenë mendje-kritikë apo detajist. Kështu që besoj që femrat në atë aspekt kanë një përparësi”, shpjegon Florentina.
Entuziaste për ndikimet që po sjellin ndryshimet në teknologji të dyja inxhinieret nga Kosova kanë ambicje për të ardhmen.
“Jam shumë entuziaste për ndikimet që zhvillimet në teknologji mund të kenë për njerëzimin. Ai është edhe pikësynimi imi që në të ardhmen të themeloj një kompani timen që ka të bëjë me teknologjinë që mundet ta përmirësojë jetën e njerëzve. Tani jam në atë pjesë të jetës ku mendoj që do të angazhohem gjithashtu edhe në aspektin e sipërmarrjes”, thotë Florentina.
Të pajisura me përvojën më të mirë në industrinë e teknologjisë Florentina dhe Teuta janë mentore për vajza të reja nga Kosova dhe Shqipëria për t’i ndihmuar ato të përmbushin ambicjet e tyre të shkollimit në Shtetet e Bashkuara dhe për përparimin e tyre më vonë në karrierë. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38