Flash News

Kosova

Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi

Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, duke e dënuar me dy vjet burgim për veprën penale të konfliktit të interesit.

Trupi gjykues vlerësoi se nuk ishin përmbushur elementet e veprës “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, për të cilën ishte akuzuar fillimisht, por vendosi ta ricilësojë çështjen si “Konflikt interesi” dhe ta dënojë me burg.

Sipas aktakuzës, Shala kishte miratuar emërimin e një kompanie për inspektimin e karburanteve, e cila ishte në pronësi të një familjari të tij, duke i mundësuar përfitime financiare të konsiderueshme.

Përveç dënimit me burg, ish-ministri është urdhëruar të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe kontributin për Fondin e Kompensimit të Viktimave të Krimit. Vendimi nuk është ende i formës së prerë dhe palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve.

Të fundit