Flash News

Kosova

Kandidati i Vetëvendosjes për asamblist në "listën e zezë" të SHBA-së

Kandidati i Vetëvendosjes për asamblist në "listën e

Një prej kandidatëve të Vetëvendosjes për asamblist në Gjilan renditet në 'listën e zezë' të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kandidati Tahir Dallipi duket se nuk ka raporte të mira me amerikanët.

I pyetur nga Gazeta Express, lidhur me arsyen e renditjes së tij në mesin e personave të "listës së ze", Dalipi është shprehur se asnjëherë nuk ka marrë një shpjegim të saktë. Ai e lidh gjithçka me përfshirjen e tij në Ushtrinë Çlirimtare për Presheve, Medvegjë e Bujanovc.

“Ajo listë daton prej kohës së përpjekjeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Unë kam qenë anëtar politike i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanovc (UÇPMB). Edhe UÇPMB’ja pas demitalirizimit edhe këshilli politik i saj kanë hyrë në Listën e zezë si organizata. Aty pastaj janë veçuar disa emra. Në fakt, unë nuk kam marrë ndonjë shpjegim asnjëherë se cila është arsyeja e futjes në atë listë”, deklaroi Dalipi.

Dalipi thekson se lista nuk ka asnjë efekt tani dukë shtuar se nuk janë verifikuar gjërat për të arritur në një konstatim të tillë.

“Në fakt arsyeja ka qenë pamundësia e ime në atë kohë që të pajtohem me zgjidhjen që na është ofruar dhe kjo është marrë si mospajtim apo edhe kundërshtim, por në fund kjo është diplomacia e shteteve të mëdha, nuk pyesin shumë për individët. Nuk janë verifikuar gjërat dhe ka ndodhur ajo që ka ndodhur. Aktualisht nuk është më aktive ajo listë, realisht s'ka asnjë efekt", ka thënë ai.

Ai është shprehur se lajmin për përfshirjen e tij në 'listën e zezë' të SHBA-ve e ka marrë vesh në media. Sipas tij, shansat janë që personi i futur në listë të jetë dikush tjetër e jo ai, për faktin  se ndryshon viti i lindjes dhe veprimtaria e Dalipit ka qenë ushtarakle dhe jo politike.

“E kam parë në media, sepse kurrë nuk më është dhënë ndonjë. Është shumë e mundur që të jetë ndonjë person tjetër, e të jetë ngatërruar emri. Mund të jetë personi që e ka vitin e lindjes në atë listë. Seriozitetin e asaj liste e shpjegon edhe vetë ky fakt që nuk janë verifikuar gjërat, sepse veprimtaria ime s’ka qenë ushtarake, por politike dhe në koordinim me aksionet e asaj kohe që ta përmirësojnë gjendjen në Luginën e Preshevës”, është shprehur Dalipi.

Të fundit