Flash News

Kosova

Katër viktima në 24 orët e fundit, mbi 30 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Katër viktima në 24 orët e fundit, mbi 30 mijë raste aktive

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar katër humbje jete nga Covid-19. Ndërkohë nga mbi 8 mijë testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 1.721 raste.

Kështu bën me dije Ministria e Shëndetësisë, ndërsa shton se janë shëruar rreth 2.700 qytetarë. Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është i lartë.

MSH thotë se numërohen mbi 30 mijë raste aktive në të gjithë vendin. Sa i përket procesit të imunizimit, në Kosovë janë dhënë gjithësej afro 1.8 milionë doza, ndërsa mbi 800 mijë qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Të fundit