Flash News

Kosova

Katër viktima në Kosovë, rritet lehtë numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit

Katër viktima në Kosovë, rritet lehtë numri i rasteve

Shifrat me Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë shënuar një rritje të lehtë. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë regjistruar 4 humbje jete dhe 56 raste të reja nga mbi 3 mijë testime të kryera.

Gjithashtu janë shëruar 281 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 154.881. Ndërsa numri i rasteve aktive është 2.330.

Sipas MSH, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës, ku mbi 500 mijë persona janë imunizuar plotësisht.

Të fundit