Flash News

Kosova

Kërcënimi i Vuçiç për luftë, reagon NATO: Mbështesim dialogun

Kërcënimi i Vuçiç për luftë, reagon NATO:

Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se në Kosovë mund të ketë konflikt si në Nagorno Karabak, nëse përpjekjet për paqe dështojnë ka ngjallur reagime të shumta.

Zyrtarë të NATO-s nuk pranuan të komentojnë deklaratat e presidentit, të pyetur nga Radio Evropa e Lirë se si e sheh NATO paralelen që ka tërhequr Vuçiç midis Kosovës dhe Nagorno Karabakut, por nga selia e aleancës ushtarake thanë se “misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja, mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit nga Kombet e Bashkuara, për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndihmën e BE-së, si zgjidhje të vetme të përhershme politike për stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”, tha një zyrtar i NATO-s në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Kujtojmë se edhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani, tha se pret që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja të reagojnë ndaj “kërcënimit” të Vuçiç për “luftë të dhunshme”, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti tha se deklarimet e presidentit të Serbisë nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Të fundit