Flash News

Kosova

Kërkohet rrëzimi i raportit të Dick Martyt. A do të merret parasysh rezoluta e Shqipërisë?

Kërkohet rrëzimi i raportit të Dick Martyt. A do të merret

Më 21 korrik, Kuvendi i Shqipërisë votoi unanimisht me 125 vota pro rezolutën që do të prezantohet sot në Këshillin e Europës nga kryeministri Edi Rama.

Raporti i hartuar nga Dick Marty dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon për trafiki organesh nga udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve ’98-’99.

Të pyetur se a do të merret parasysh rezoluta e Shqipërisë, Këshilli i Evropës ka thënë disa muaj më parë se “Asambleja mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte për çfarëdo teme që është në mandatin e këtij Këshilli. Procedura për parashtrim të mocioneve parashihet sipas rregullit të 25-të”.

Ky rregull parashikon që një mocion për rekomandim apo rezolutë (që përmban jo më shumë se 300 fjalë) duhet të nënshkruhet nga të paktën 20 përfaqësues apo zëvendësues, që u takojnë të paktën pesë delegacioneve kombëtare, apo duhet të miratohet me kuorumin e nevojshëm nga një nga komisionet e Këshillit.

Pasi një raport të jetë diskutuar brenda një komisioni, ai mund të kalojë në votim në komision, të paraqitet dhe të publikohet si dokument i Asamblesë dhe vetëm atëherë mund të vendoset në rendin e ditës të debatit plenar.

Të fundit