Flash News

Kosova

Kërkoi leje për të vizituar Kosovën, Ministria e Punëve të Jashtme refuzon Vuçiç dhe tre zyrtarët serbë

Kërkoi leje për të vizituar Kosovën, Ministria e Punëve

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është refuzuar të vizitojë Kosovën, bashkë me tre zyrtarë të tjerë të lartë.

Kërkesa e tyre ka mbërritur të enjten në institucionet e Republikës së Kosovës, por Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk e ka konfirmuar, raporton Gazeta Express.

Përveç presidentit të Serbisë, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviç, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriç.

“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviq, Vuçiq, Vulin dhe Gjuriq”, kanë konfirmuar për Express nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Milloshevic.

Të fundit