Flash News

Kosova

“KFOR zhvillon stërvitje të përbashkët me helikopterë amerikanë dhe njësitë EOD në jug të Kosovës

“KFOR zhvillon stërvitje të përbashkët me

KFOR ka zhvilluar një tjetër stërvitje të përbashkët në jug të Kosovës, me pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë dhe mbështetjen e aviacionit amerikan.

Në një njoftim zyrtar, misioni paqeruajtës i NATO-s bëri me dije se aksioni përfshinte zbarkim me helikopterë UH-60 Black Hawk dhe angazhimin e njësive për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese nga Komanda Rajonale Lindje.

Sipas KFOR-it, qëllimi i stërvitjes ishte rritja e aftësive për lëvizshmëri të shpejtë ajrore, koordinim taktik dhe bashkëveprim ndërmjet forcave tokësore, aviacionit dhe njësive EOD. Ushtrimi synon forcimin e ndërveprimit dhe gatishmërisë operacionale ndërmjet kontingjenteve gjermane dhe amerikane në terren.

Në deklaratën e tij, KFOR thekson se aktivitete të tilla ndihmojnë në ruajtjen e kohezionit dhe efektivitetit të forcave shumëkombëshe, duke kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Misioni i NATO-s përsëriti se mbetet i përkushtuar ndaj mandatit të tij për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në mënyrë të paanshme, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Të fundit