Flash News

Kosova

Konfirmimi i aktakuzës, ora dhe data kur Thaçi del para Gjykatës Speciale në Hagë

Konfirmimi i aktakuzës, ora dhe data kur Thaçi del para
Hashim Thaçi

Pas konfirmimit të aktakuzës, Hashim Thaçi, aktualisht i dorëhequr nga posti i presidentit të Kosovës, është nisur drejt Gjykatës së Hagës.

Seanca e parë për Thaçin do të mbahet të hënën më 9 nëntor, në orën 15:00.

Kujtojmë se ai kishte shkuar në Hagë për t’u marrë në pyetje dhe për të dëshmuar, teksa del për herë të parë del para Gjykatës Speciale, i akuzuar për krime lufte si ish-drejtues i UÇK.

Kryeministri Hoti deklaroi sot para politikës së Kosovës se mbështet gatishmërinë e Thaçit dhe se beson se Kosova do të dalë si gjithmonë, faqebardhë.

Mbështetja nuk ka mubuar as nga politika shqiptare, teksa presidenti Meta dhe kryeministri Rama kanë përshëndetur gjithashtu vendimin e Thaçit, duke e cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si emër të lirisë.

Të fundit