Flash News

Kosova

Kosova aplikon në Covax për sigurimin e vaksinës anti-covid

Kosova aplikon në Covax për sigurimin e vaksinës anti-covid
Spital covid në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka nënshkruar sot aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 në aleancën globale Covax.

Lajmin e bëri të ditur vet ministri përmes një postimi në Facebook. Sipas tij, aplikimi zyrtar në GAVI-COVAX nuk do të thotë se Kosova nuk do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për të siguruar vaksina shtesë, sipas nevojës, përtej shifrës së 20% të vaksinave që do të merren falas (ose rreth 360 mijë vaksina) nga COVAX-i, meqë synimi është që të imunizohen kategoritë më të ekspozuara dhe të rrezikuara nga COVID-19.

“Synimi ynë është t’i vaksinojmë grupet e popullatës që janë më të ekspozuara dhe më të rrezikuara nga COVID-19, siç janë nëpunësit shëndetësorë, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, personali i shërbimeve të angazhuara në menaxhimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19..., por pa e përjashtuar asnjë kategori që duhet të vaksinohet kundër COVID-19, duke përmbushur obligimin ligjor", shkruan ndër të tjera Zemaj.

Të fundit